lunedì 1 novembre 2010

Firenze: Nё djepin e kulturёs italiane, promovohet kultura shqiptare

nga Elvana Bilali

Pasditen e 23 tetorit Lidhja e Shkrimtarёve dhe Artistёve Shqiptarё nё Toskanё organizoi promovimin e librit Barleti apo Beçikemi.
Njё pёshtjellim nё shkencёn shqiptare nga historiani Ilia Karanxha, libёr i sapo botuar nё Tiranё.

Pamje nga promovimi i librit
Takimi u organizua nё prani tё njё pjese tё mirё tё intelektualёve qё jetojnё nё rajonin e Toskanёs si dhe tё ftuar nga disa qytete tё ndryshme tё Italisё, ishin prezent anёtare tё Lidhjes sё Shkrimtarёve dhe Artistёve nё Toskanё si dhe pjesёtarё tё shoqatave tё ndryshme shqiptare tё rajonit tё Toskanёs. Agronomi dhe publicisti, krijuesi i Parkut tё Madh tё Tiranёs, z. Tomson Nishani nё njё pёrshёndetje tё shkurtёr uroi z. Ilia Karanxha pёr vlerat e librit tё tij.Njё i ftuar special ishte edhe Prof.Dok.z.Thanas Gjika i ardhur nga Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs pikёrisht pёr kёtё eveniment. Kёngёtari i Festivalit tё 11-tё i mirёnjohur nё skenat e muzikёs shqiptare, tashmё president i Lidhjes z. Zija Saraçi hapi takimin duke prezantuar referuesit e librit. Z.Thanas Gjika pёrshёndeti takimin e organizuar, duke folur pёr vlerat e shqiptarёve dhe duke ftuar tё gjithё tё qёndrojnё mё pranё artit dhe kulturёs shqiptare, nё inkurajim dhe mbёshtetje tё krijuesve shqiptarё nё diasporё. Sipas traditёs, “personazhi kryesor” nё qendёr tё vёmendjes nё atё pasdite miqёsore z. Ilia Karanxha, foli rreth studimit tё tij historik, pёr tё cilin i ёshtё dashur tё bёjё njё punё impenjative, duke kuruar nё çdo detaj, jo vetёm pёrmbajtjen, por edhe anёn estetike tё tij, duke nxjerrё nga arkivat foto tё rralla qё u pёrkasin datave dhe periudhave historike. Mё pas antropologu Fatos Dingo, shprehu mendimin rreth librit duke mos dashur tё hyjё nё detaje kritike e historike , duke e cilёsuar historinё si njё kornizё, imazhin e tё cilёs nuk e njeh mirё dhe nuk ka kohёn dhe hapёsirёn e duhur pёr ta perfeksionuar. Selman Meziu, botanist, studiues dhe anёtar i Legёs, bёri njё analizё tё disa kapitujve tё librit. Elvana Bilalaj, ish studente nё Universitetin e Firences diplomuar nё Media e Gazetari dhe e ftuar pёr tё reçensuar nё kёtё takim, bёri njё pёrmbledhje tё dy kapitujve tё tij ku flitet per “misterin” e veprёs sё Barletit apo Beçikemit, si dhe hipotezave dyshuese qё hidhen pёr largimin e tij nga jeta. Cezarin Toma ish student i Letersisё Moderne nё Universitetin e Firences, hodhi njё hipotezё krejt tё kundёrt nё lidhje me çёshtjen qё z.Ilia Karanxha trajton nё libёr, duke krijuar kёshtu njё "debat" miqёsor i cili ngjalli interes tek tё pranishmit, duke krijuar njё atmosferё kurioze, deri diku njё hije misteri, tё cilёn e ndeshim qё nё titullin e veprёs: Barleti apo Beçikemi? Njё pikёpyetje e pёrbёrё nga hipoteza e dyshime tё cilat karakterizojnё historinё nё llojin e saj.Xhovalin Delia, piktor, skenarist dhe shkrimtar, anёtar i Lidhjes sё Shkrimtarёve dhe Artistёve Shqiptarё nё Toskanё qё nё krijimin e saj, shprehu mendimin e tij nё lidhje me argumenta tё pёrgjithshёm qё u trajtuan nё atё pasdite si dhe pjesёn artistike tё librit, duke e konsideruar historinё si njё tё vёrtetё jo apsolute pёr tё. Ai u shpreh me pyetje te tipit: A ёshtё kjo historia e vёrtetё? A do te jetonin njerёzit mё mirё me njё histori tё thjeshtё?Tё pranishmit kaluan mё pas nё njё cocktail tё organizuar enkas pёr kёtё promovim, ku vazhduan akoma diskutimet pёr çёshtjen qё trajton libri i z. Ilia Karanxha. Hipotezat e asaj pasdite mbeten tё shkruara tё zezё mbi tё bardhё duke hedhur kёshtu njё hap pёrpara nё historinё shqiptare…E vёrteta qёndron tek hipotezat, apo tek njё e vёrtetё apsolute qё nuk ekziston? Deri nё momentin e hipotezave tё reja tё cilat do tё kundёrshtojnё tё sapo hedhurat, do tё mbetemi brenda misterit qё pёrmban njё pikёpyetje: Barleti apo Beçikemi?

Nessun commento:

Posta un commento