sabato 5 giugno 2010

Giornale degli Albanesi


Përfitimet e qytetarëve shqiptarë në kuadër të liberalizimit të vizave


Në një kohë të shkurtër pritet të vendoset liberalizimi i vizave për qytetarët shqiptarë. Të gjithë ata që kanë një pasaportë biometrike nuk do të kenë më nevojë të qëndrojnë në rradhë përpara ambasadave, por do të lëvizin lirshëm në zonën shengen në Europë. Ata do të mund të kryejnë udhëtime deri në 90 ditë për gjashtë muaj, për arsye biznesi, turizmi, studimi.
Sa gjatë mund të qëndrojë në zonën shengen një qytetar shqiptar mbas liberalizimit të vizave?
Me rregullat e reja pas liberalizimit të vizave mbajtësit e pasaportave të reja biometrike shqiptare mund të qëndrojnë në zonën shengen për një periudhë maksimale për tre muaj nga data e hyrjes brenda një periudhe 180 ditore.
Ku do të mundem të shkoj pa vizë?
Në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, duke përfshirë dhe tre vendet jo- anëtare po që janë pjesë e zonës Shengen, Islanda, Norvegjia dhe Zvicra, duke përjashtuar Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën.
Rregullat e reja pas liberalizimit të vizave a më lejojnë të jetoj dhe punoj në zonën Shengen?
Asnjëra nga këto të dyja. Rregullat e reja do të aplikohen vetëm për udhëtim. Ato nuk u japin qytetarëve të Shqipërisë të drejtën për të banuar më tepër se tre muaj rrjesht apo të punësohen në një nga vendet e zonës Shengen, por sigurisht nëse planifiikoni për të qëndruar më gjatë për t'u punësuar apo për të nisur studimet që zgjasin më shumë se 90 ditë, atëherë duhet aplikuar për një vizë afatgjatë apo leje qëndrimi.

burimi : www.moi.gov.al

Nessun commento:

Posta un commento